Dhuratat e duhura për kolegët që tashmë janë kthyer në miq

Është momenti ta pranojmë! Disa kolegë janë arsyeja pse shkojmë në punë.
Bisedat, miqësia, thashethemet apo dhe sekretet që ndahen me kolegun/ en e preferuar janë një formë shumë e pastër e miqësisë dhe kjo është mëse normale, duke qenë se shpenzojmë pothuajse gjysmën e ditës në punë.
Sidomos këtë vit, raporti ynë me kolegët ishte edhe më i ngushtë, edhe pse nëpërmjet Zoom-it dhe rrjeteve sociale. Së bashku me kolegët – miq kemi ndarë receta, kemi pyetur për një projekt, jemi ankuar dhe na ka marrë malli për çdo moment.
Elegance ju tregon disa super dhurata, të cilat do ta forcojnë edhe më shumë miqësinë mes jush dhe kolegëve të preferuar.


Për kuzhunierin

Të gjithë e kemi një koleg që ka pasion kuzhinën dhe shpesh, na bën të degustojmë kryeveprat e tij. Këtë radhë, tejkalojini pritshmëritë e tij dhe dhurojini një set gatimi dhe një çantë eco-friendly për ta adhuruar edhe më shumë pazarin.
Çmimi: 99$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Për interior designerin
E keni parasysh atë kolegun që përherë mendon si ta arredojë shtëpinë, në çdo sezon? Mund të ndryshojë gjithçka, por asnjëherë këto jastëkë dekorativë.
Çmimi: 55$


Për fashionistan
Të gjithë e kemi një fashionista në zyrë, që nuk lë trend pa ndjekur. Surprizojeni me çizmet e preferuara, të cilat kombinohen me çdo stil.
Çmimi: 825$


Për atë që dashuron kafshët
Kafshët të ndryshojnë jetën, duke e mbushur atë me momente të lumtura. Nëse kolegia juaj ka një qen dhe flet gjithë ditën për mënyrën si qenushi pulit sytë, apo sa lezetshëm e zë gjumi, kjo dhuratë është fiks për të.
Çmimi: 38$