4 aplikacione që ju bëjnë mjeshtër të meditimit

Një nga elementet kyçe për relaksin dhe qetësimin e mendjes është pikërisht meditimi. Sot, në epokën teknologjike, është edhe më e thjeshtë të depërtosh në botën shpirtërore dhe për këtë, ju vijnë në ndihmë aplikacione të ndryshme të cilat përmirësojnë meditimin tuaj.
Elegance ju sjell 4 aplikacione fantastike, për një ditë super të paqtë.


Një aplikacion simpatik si Petit Bambou
Aplikacioni sjell praktikat e murgjve budistë në celularin tuaj. Ofron tipe të ndryshme për meditimin, duke nisur që nga një meditim 3 minutësh për momentet kritike e deri në meditimet me guidë. Programe specifike dhe seanca të ndryshme, të përshtatshme edhe për fëmijë e bëjnë këtë aplikacion të dashur për çdo grupmoshë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Aplikacioni i duhur nëse keni probleme me gjumin: Calm
Një ndër aplikacionet më të vlerësuar, Calm sjell mënyra të thjeshta meditimi, duke shpjeguar rëndësinë e lumturisë dhe të paqes. Gjithashtu, aplikacioni ofron muzikë dhe histori interesante që nxisin gjumin, duke ndikuar drejtpërdrejt në reduktimin e stresit dhe ankthit.


Aplikacioni më multifunksional: Mind
Ky aplikacion do të jetë miku më i mirë i mendjes suaj, pasi ofron varietet të shumta që ndikojnë në meditimin tuaj. Poadcaste dhe seanca të ndryshme ju ndihmojnë që të zgjidhni mënyrën dhe mediumin që ju përshtatet më së miri. Gjithashtu, ofrohet edhe një program i përshtatshëm për fëmijët.


Aplikacioni që ofron më shumë meditime: Namatata

I dizenjuar rreth 3 vite më parë, Namatata ofron një katalog me plot 400 meditime, të krijuara nga specialistë në fushën e psikologjisë konjitive. Meditimet kanë një kohëzgjatje prej 10-20 minutash dhe reduktojnë ndjeshëm nivelin e stresit dhe ankthit.