Krijimet e stilistit të famshëm italian, kanë dizajne gati futuriste! Me dy nuanca të forta, ku ngjyra gold spikat më së shumti, këto këpucë platformë janë kryefjala e stilit për sezonin pranverë/verë 2015-të. Gjithashtu një editorial i shkëlqyer mode nën etiketimin “Double Trouble” propozon veshjet e rafinuara të disa butikëve të njohur në kryeqytet.