Çfarë i ndodh trupit tonë kur punojmë nga shtëpia?

Me rritjen e numrit të rasteve të të prekurve me Covid-19, sipërmarrje të ndryshme kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë vendosur që punonjësit të vijojnë punën nga shtëpia.
Kjo periudhë e pazakontë ka ndryshuar procesin e punës, tashmë mbledhjet bëhen në Zoom, bisedat në smartphone dhe e gjithë puna kryhet nga komoditeti i shtëpisë.
Por si ndikon ky ndryshim i rutinës dhe zhvendosja nga zyra në shtëpi? Sipas një raporti të “Time”, nëse jeni duke ndjerë dhimbje të ndryshme në trup, jeni një kandidat pretendent për lëndime muskulare, siç janë: dhimbjet e shpinës, të qafës, shpatullave, etj.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dhimbja e qafës

Problemi: Dhimbjet e qafës janë një prej problematikave që na ka shoqëruar gjatë gjithë pandemisë. 92% e kiropraktorëve janë shprehur se pacientët kanë shfaqur dhimbje qafe që prej periudhës kur kanë qëndruar në shtëpi dhe kjo si pasojë e qëndrimit në laptop, pozicionimit të pafavorshëm të qafës gjatë shtrirjes në divan, navigimit në smartphone, etj.

Zgjidhja: Sipas Universitetit “Cornell”, zgjidhja është më e thjeshtë se e mendonim. Mjafton t’i mbajmë pajisjet teknologjike në nivelin e syve dhe të pozicionohemi në mënyrë të rehatshme në karrige, divan, apo kolltuk, në mënyrë që shpina dhe qafa most ë ndiejë presion.

 

Dhimbja e shpatullave

Problemi: Zakonisht, dhimbja kronike e shpatullave rritet në mënyrë graduale dhe kjo e vështirëson identifikimin e problemit. Sipas “Healthline”, dhimbjet e shpatullave shpesh etiketohet si “pamundësi për të lëvizur në mënyrë të menjëhershme” apo “dhimbje vetëm kur lëviz shpatullën”, gjithsesi është një problem që nuk duhet anashkaluar. Edhe dhimbja e shpatullave lidhet me qëndrimin në laptop, PC, si dhe prishjen e rutinës së gjumit.

Zgjidhja: Ushtrimet e ndryshme për muskujt e shpatullave dhe lëvizja e shpeshtë e tyre gjatë kohës kur jeni duke punuar është një zgjidhje shumë e mirë, sepse në këtë mënyrë çlirohet tensioni i akumuluar në këtë zonë të trupit.

 

Dhimbja e shpinës

Problemi: Kur e vendosni laptopin, librin, tabletin apo gjithçka në prehër, menjëherë dëmtoni shpinën. Kjo sepse pozicioni që merr trupi për të parë diçka, për të punuar apo lexuar, automatikisht dëmton posturën. Sipas “Baptist Health”, lëndimet e shpinës mund të jenë të shumta dhe të shkaktojnë një sërë problematikash në posturën tonë.

Zgjidhja: Sipas “Time”, ajo që mund të bëni për shpinën tuaj është t’i siguroni asaj suportin e duhur. Në rast se nuk keni një karrige të mirëfilltë, e cila ju rregullon posturën, atëherë improvizoni. Merrni në peshqir, rrotullojeni dhe vendoseni në karrige. Këmbët mbajini gjithnjë drejt, duke prekur dyshemenë me të dyja shputat. Sapo të ndjeni presion në shpinë, bëni pak pushim dhe rifilloni kur të ndiheni të lehtësuar.