Kate Winslet në 10 role të paharrueshme

Që prej “Titanic”, “The Reader” dhe “Little Children”, Kate Winslet i ka dhënë gjithmonë një prezencë tjetër jo vetëm filmave, por edhe kinemasë. Solare, e bukur dhe tejet e talentuar, Kate ka luajtur role fantastike, të cilat i kanë sjellë edhe shumë vlerësime.
Elegance ju sjell 10 rolet më të paharrueshme të damës së kinemasë.


“Titanic” nga James Cameron
Filmi kult i Cameron është prezantuar në 1997-ën, për t’u kthyer në një prej prodhimeve më të rëndësishme në botën e kinemasë. Ndërkohë që anija luksoze Titanic përmbytet, ne dëshmojmë dashurinë e vrullshme dhe pasionante mes Rose DeËitt Bukater dhe Jack Daëson, të luajtur respektivisht nga Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


“Heavenly Creatures” nga Peter Jackson
Ndonëse roli më i famshëm i Kate është ai i Rose te “Titanic”, debutimi i saj vjen në moshën 19-vjeçare në filmin “Hevenly Creatures”. Kate e shohim në rolin e një adoleshenteje, e cila së bashku me mikeshën e saj të ngushtë zhyten në një univers imagjinar. Një miqësi e bukur dhe destruktive, i dërgon personazhet në një çmenduri vrasëse.
Mund të themi se Jackson ishte i pari regjisor i cili vuri re talentin e jashtëzakonshëm të Kate.


“Reason and Feelings” nga Ang Lee
Në vitin1995, Winslet “u vesh” me lëkurën e Marianne Dashëood, një heroinë romantike, e cila falë magjisë së dashurisë, shëron plagët e kolonel Brandon. Në këtë rol, Kate rrëmbën çmimin BAFTA për “Aktoren më të mirë në rol suportues”.


“The Rebel Wedding” nga Sam Mendes
11 vite pas “Titanic”, e gjithë bota u ekzaltua kur Kate dhe DiCaprio ribashkohen për të na dhuruar një film mahnitës. Nën regjinë e Sam Mendes, do të shohim një film të jashtëzakonshëm, i cili na sjell një martesë, në të cilën burri dhe gruaja e duan dhe e shkatërrojnë njëri-tjetrin me të njëjtën forcë dhe pasion.


“Eternal Sunshine of the Spotless Mind” nga Michel Gondry

“Eternal Sunshine of the Spotless Mind” është një prej filmave më të bukur që bën bashkë në një dashuri të vrullshme 2 kolosë të kinemasë: Kate Winslet dhe Jim Carrey. Një dashuri surreale bashkon dy shpirtra, të cilët e dashurojnë shumë njëri-tjetrin, por një seri momentesh të palumtura i çel sytë çiftit dhe i trondit me zbulimin se dashuria e tyre unike nuk e ka të gjithë fuqinë për të përballuar çdo shtrëngatë.

The Reader nga Stephen Daldry
Në vitin 2009, Kate rrëmben Oscar për “Aktoren më të mirë” në filmin “The Reader”. Në rolin e Hanna Schmitz, një grua misterioze me një të shkuar problematike, dashurohet me një djalë 15 vjet më të ri.


“Holy Smoke” nga Jane Campion
Në një film ku pasioni triumfon kundrejt arsyes, do të shohim Kate në një rol fantastik, në të cilin edhe një herë dëshmon talentin dhe vlerat e saj të jashtëzakonshme në botën e kinemasë.


“Steve Jobs” nga Danny Boyle

Në vitin 2015, Kate luan rolin e Joanna Hoffman, një prej anëtareve të ekipit të Steve Jobes. Një grua brilante, e cila kontribuoi në suksesin e gjigantit Apple. Ky rol i luajtur në mënyrë të përkryer, i dha Winslet vlerësimin Golden Globe për “Aktoren më të mirë në rol suportues”.


“Little Children” nga Todd Field
Ky është një prej roleve më të rëndësishëm në karrierën e Kate. Nën regjinë e Todd Field, aktorja luan rolin e një gruaje të sapomartuar, së bashku me burrin e saj dhe një çift tjetër, mendojnë se rritja do të ndryshojë gjithçka në jetën e tyre. Në rolin sensual dhe solar të Sarah, Kate u nominua për Oscar dhe Golden Globe.


“Iris” nga Richard Eyre

Në vitin 2001, Kate luan rolin e Iris Murdoch, shkrimtares britanike, e cila vdiq nga Alzheimer në vitin 1999. Jeta sentimentale dhe të gjitha vendimet e saj të guximshme në kërkim të lirisë, na rrëfehen mjeshtërisht nga Kate Winslet.