Trendi i vërtetë i momentit është pa dyshim peneli i bardhë, i cili është përqafuar menjëherë nga të gjitha gratë e famshme!
Në çdo pasarelë dhe në të gjithë fushën e modës, peneli i bardhë është kthyer në tendencën më të preferuar.
Historiku i penelit në ngjyrën e bardhë ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve që prej vitit 2016, e më pas e ka rikthyer Lily-Rose Depp një vit më vonë, në “Chanel Métiers d’Art”. Gjithçka tjetër ishte mëse e pritshme: Bella Hadid, Rihanna dhe Margot Robbie e aprovuan trendin e ri dhe nuk hezituan aspak t’i tregonin botës sa e pëlqenin!
Sigurisht, kombinimet dhe lojërat me make up-in mund të jenë të pafundme. Ne ju sugjerojmë ta provoni dhe të shprehni të gjithë kreativitetin tuaj. Disa sugjerime vijnë nga vajzat plot stil.

Margot Robbie

Janelle Monae

Sophie Turner

Rihanna