Rreth një dekadë më parë, (para 8 vitesh, për të qenë më konkretë), Off-White e ka ndihmuar modën të definojë dhe të zhvillojë nocionin e “luksit”, në çdo aspekt, duke lënë kështu, gjurmë në të gjithë industrinë e modës.
Përmes krijimeve si pallto fluide dhe të derdhura, apo bluza shumë cool, si dhe veshje më të sofistikuara dhe aksesorë shumë të veçantë, Virgil Abloh, ka arritur të ndërtojë tashmë një karakter avantgard dhe tejet identifikues.
Tashmë, për të kremtuar një prej bashkëpunimve më kreative mes Vogue Italy dhe brandit Off-White, Liya Kebede, modelja legjendare, e cila është edhe e preferuara e Abloh, bashkon forcat me këtë të fundit në një kolaborim fantastik!
Një set fotografik plot drita natyrale dhe një punë shumë e bukur mes ekipit të Off-White dhe bukurisë së modeles, sjell një vizion të ri për elegancën.
Liya, një ikonë e forcës, elegancës, bukurisë dhe diversitetit promovon gjithmonë ndryshimin dhe zhvillimin e modës. Ajo është një muzë për Virgilin dhe për Off-White.
Ky bashkëpunim ikonik mes Vogue dhe Off-White prezanton gjithashtu edhe koleksionin fantastik pranverë-verë 2021, i cili ka si simbol identifikues “Burroë Bag”, një çantë supi, e cila është kompakte, njëkohësisht shumë stylish.
Ky koleksion dhe kolaboracion është pa dyshim një prej prurjeve më fantastike, e cila do të vijojë të frymëzojë çdo admirues të modës.