Produktet esenciale për verën më fantastike dhe lëkurën më rrëzëllitëse

Stina e verës kërkon vetëm 2 impenjime: të argëtohesh pa limit dhe të kujdesesh për lëkurën. Të parën mund të themi se është përgjegjësia jote, për të dytën, thjesht lexo këtë artikull.

Elegance të prezanton me produktet esenciale që duhet të jenë gjithmonë në çantën tënde, sepse realisht, janë aleati më i mirë i lëkurës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Aesthetico Set
Erdhi momenti të njihesh me 3 super produkte për kujdesin e lëkurës:

Aesthetico Vital Care, maskë me argjil të gjelbër për lëkurat që kanë tendencë akneike. Kjo maskë me ekstrakte nga natyra, pastron lëkurën, ngushton poret dhe ndihmon në kontrollin e yndyrës.

Aesthetico Aloe Vera Active Gel për lëkurë të irrituar nga skuqja, kruarja, djegia nga dielli dhe pickimet e insekteve. Ekstraktet e Aloe Vera-s nxisin mekanizmat e vetëriparimit të lëkurës. Gjithashtu, mund të përdoret edhe si maskë për kujdesin e përditshëm.

Aesthetico Revitalizing Cream të dhuron kujdes intensiv për lëkurat e thata, me acide yndyrore të pasaturuara. Acidi hialuronik garanton hidratim të thellë dhe nëpërmjet kompleksit të vitaminave, reduktohen radikalet e lira. Vaji i farave të agulices dhe ekstraktet e “sea buckthorn” parandalojnë humbjen transepidermale të ujit.

Aesthetico External Complex
Kur dielli dhe rrezet UV nuk tregohen shumë miqësorë me ty, gjej kurën e duhur, Aesthetico External Complex, emulsion me efekt anti-age. Me përbërjen aktive të vitaminave A, C dhe E, çajit jeshil, si dhe acidit ferulic, do të reduktohet stresi oksidativ që akumulohet në lëkurë dhe shkakton rrudhat. Vaji magjik i jojobës hidraton në thellësi dhe gjalpi karate e zbut dhe e tonifikon lëkurën.
Aplikoje në lëkurë të pastër, në mbrëmje dhe nise ditën e nesërme plot energji.

Sun Secret nga Korff
Korff vjen me një linjë të kompletuar, duke na prezantuar me risinë më të fundit, Sun Secret Air. Kremi i ri mbrojtës ka një strukturë fluide të lehtë, efekt hidratues dhe anti-age, i cili jo vetëm të mbron, por njëkohësisht ruan bukurinë e lëkurës. Për më tëpër, është rezistent ndaj ujit.
Tani, mund ta shijosh edhe më thjesht verën dhe detin!

Korff Purifying
Trajtimi i ri anti-age, këtë radhë i dedikohet lëkurave mikse dhe të yndyrshme, duke luftuar efektin e “lëkurës që shkëlqen”, i shkaktuar nga sebumi i tepërt. Kjo risi fantastike i jep lëkurës pamjen matt dhe lë pas ndjesi super të butë. Linja e plotë përbëhet nga: kremi, serumi dhe larësi. Gjehet lehtësisht në farmaci.

Hydro-Radiance
Nëse hidratimi është problemi me të cilin haset lëkura jote, kjo linjë është krijuar enkas për ty. Përzierja e acidit hyaluronik me pluhurin e diamantit ruajnë nivelin e duhur të hidratimit për çdo lëkurë, duke siguruar butësi dhe shkëlqim. Linja përmban: Krem hidratues sorbet, krem hidratues, krem hidratues stick dhe krem hidratues intensiv.

Ne të urojmë një verë të bukur dhe të sigurt!
Kemi bindjen se me produktet e mësipërme do shkëlqesh kudo!