Praktikisht, vera mbaroi dhe sa hap e mbyll sytë e gjetëm veten në një mot më të freskët (Oh,sa na kish’ munguar!). Gjithsesi, ka ardhur çasti për të blerë xhinset e reja, must-haves për vjeshtën dhe dimrin dhe Elegance është këtu me disa sugjerime.
One Teaspoon
Xhinset e gjera janë super në modë! Komode, të bukura, lehtësisht të kombinueshme me gjithçka, besojmë se meritojnë të jenë patjetër në listë.
Liumilac
I keni parë kudo në TikTok dhe tani mund të jenë edhe pjesë e garderobës suaj!
Madewell
Marka Madewell është e mirënjohur për xhinset cilësore, gjithashtu ka një program fantastik për riciklimin e tyre. Pra, mund të dukeni stylish dhe të mbroni planetin në të njëjtën kohë!
Wdirara
Printet animale kanë shkuar në një tjetër nivel dhe ne thjesht e adhurojmë!
Yesno
Një palë xhinse të tjera unike, baggy dhe të rehatshme!
Hber
Të adhurueshme dhe mund t’i veshësh literalish me çfarëdo!
Good American
Nga vitet ’90, në 2021, sërish tendencë e pakohë!