5 fakte për Adam Driver që ndoshta nuk i dinit

Për momentin, emri i Adam Driver është gjithmonë e më i lakuar, pas rolit të tij në “House of Gucci”. Driver do të luajë rolin e biznesmenit Maurizio Gucci dhe pritet që filmi të ketë një sukses mëse të merituar.
Driver është pa diskutim një prej aktorëve më të mirë të epokës sonë, i vlerësuar edhe nga Martin Scorsese, gjiganti i kinemasë. Sot, në këtë artikull, ju rrëfejmë 5 fakte që ndoshta nuk i dinit për super aktorin amerikan.


1. Në moshën 18-vjeçare, pas sulmit të 11 shtatorit, Driver iu bashkua Forcave të Armatosura të ShBA, në Marine Corps. Ai qëndroi në shërbim për 2 vite dhe u shkëput për arsye mjekësore.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

2. Pas tërheqjes nga Forcat e Armatosura, mund të themi se sjellja e Driver ishte shumë…intense. Ai ka pranuar se ka bërë shumë studentë për të qarë, thjesht sepse ishte mënyra e tij e komunikimit.

3. Adam ka nisur “Fight Clubin” e tij në shkollë, i influencuar nga filmi i Fincher dhe novela e Chuck Palahniuk.

4. Jo vetëm një aktor, por edhe një këngëtar shumë i talentuar. Driver ka kënduar në korin e kishës dhe në shumë filma ka treguar aftësinë e tij. Tani, na vjen në mendje “Marriage Story”.

5. Adam Driver nuk e pëlqen idenë e të parit të vetes në ekran, ndaj refuzon të shohë filmat e tij.