5 sugjerime nga kinematografia japoneze, për fansat e horrorit

Ndërkohë që kinemaja japoneze po njihet ndërkombëtarisht, ku sjellim plot 5 sugjerime fantastike, për të gjithë të apasionuarit pas zhanrit horror.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Confessions

Një ineksion, disa paketime me qumësht dhe një shkollë e mbushur me fëmijë që s’u intereson shumë çfarë ndodh përreth; këto janë ingredientët me të cilët Tetsuya Nakashima ka ndërtuar një labirint thriller dhe horror.
Një mësues, i dedikuar dhe i përqendruar në hakmarrjen ndaj dy studentëve që i kanë vrarë të bijën; një kthesë e papritur ngjarjeje, muzikë profetike dhe ogurzezë dhe kaq shumë suspancë; të gjitha në “Confessions”.

 


Bilocation

Një piktore e re gjen sozinë në lagjen e saj dhe këtu nis fill horrori dhe shkenca fiction. Nën regjinë e Mari Asato, një film që përmban dhunën psikologjike dhe sekretet e shkencës dhe mendjes njerëzore.

 


Tag

Një vajzë gjimnaziste, e cila gjendet në situate nga më të çuditshmet, në një botë të dhunshme dhe me forca mbinjerëzore.

 
Creepy

Pas kryeveprave kult si “Cure” (1997) dhe “Pulse” (2001), Kiyoshi Kurosawa sjell “Creepy”, një tjetër film me skenar krimi. Në çift zhvendoset në një lagje të re dhe e gjen veten të lidhur me çështjen e një familjeje të zhdukur.

 


One Cut of the Dead

Vizioni apokaliptik me zombie, vjen përmes komedisë dhe horrorit të pastër. Një film, i cili pavarësisht buxhetit të ulët, sërish sjell tematika të mirëtrajtuara. Jeta, vdekja, monstruoziteti dhe gjithçka njerëzore dhe mbinjerëzore, e shfaqur me skena “të tmerrshme”.