“House of Gucci” filmi më i shumëpritur i momentit

Krijim, fuqi, supermaci, sekrete familjare dhe shumë të tjera, të gjitha në “House of Gucci”.

Shtëpia e modës Gucci, prej vitesh mban një vel misteri dhe misticizmi, ndaj ky film pritet të hedhë dritë mbi historinë e vërtetë të Patrizia Reggiano, e cila u akuzua për vrasjen e ish-bashkëshortit, Maurizio Gucci.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Me një kast të jashtëzakonshëm dhe me pjesëmarrjen e Jeremy Irons, Jared Leto, Al Pacino, ky film mbart vetëm super talente dhe sigurisht, një performancë fantastike.

Në rolin e “vejushës së zezë” gjejmë Lady Gaga, ndërsa Adam Driver, në rolin e Maurizio Gucci.

Ndërkohë, 2 trailera intrigues na vijnë nga filmi, duke na shtuar kureshtjen dhe ngasjen.