7 filmat që risjellin jetën e artistëve më të famshëm

Jeta e tyre ka qenë gjithmonë interesante dhe një subjekt shumë frymëzues për filmat që kemi admiruar. Elegance ju sjell 7 filma fantastikë që rrëfejnë historitë personale dhe ndjesitë që fshihen pas artit. 

At Eternity’s Gate
Portretet e Van Gogh i njohim të gjithë, por jo çdokush e di torturën psikologjike dhe shpirtërore që ndiente një prej artistëve më të mëdhenj në botë. Ky film do jua tregojë më së miri.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Frida
Që nga jeta e saj si studente, fama ndërkombëtare, martesa e tronditur me piktorin Diego Rivera, filmi sjell ndjesitë romantike të një prej figurave më identifikuese të feminizmit dhe lirisë.

 


 Girl with a Pearl Earring
Çdo pikturë e famshme fsheh një histori, të cilin jua tregon aktrimi spektakolar i Scarlett Johansson.

 

Pollok
Piktori inovativ, emocionet dhe idetë e një mendjeje brilante, të gjitha në këtë film.

 

Surviving Picasso
Kontravers, fenomenal, i jashtëzakonshëm! Picasso dhe e gjithë jeta e tij rrëfehet në një film mbi mbijetesën e një artisti në kohë të vështira.

 

Modigliani
Rivaliteti mes Picasso-s dhe Modigliani-t, sipas Historisë së Artit.

 

Klimt
Filmi na rrëfen historinë e jetës së piktorit i cili na bëri të dashurohemi me ngjyrën e verdhë dhe të gjitha etapat e jetës.