8 duot më fantastike të kinemasë bashkëkohore

Kimia e tyre është e jashtëzakonshme dhe na bën që t’i adhurojmë edhe më shumë filmat e tyre. Nga Kate Ëinslet dhe Leonardo DiCaprio tek Emma Stone dhe Ryan Gosling, Elegance ju sjell çiftet më të pëlqyer nga kinemaja bashkëkohore.

Amy Adams dhe Christian Bale

Amy dhe Christian janë padyshim një dyshe e mrekullueshme, veçanërisht në filmin “The Fighter”, kandidat i tri çmimeve Oscar. Më pas, bashkëpunimin e tyre unik e pamë edhe tek “American Hustle”, me të cilin u dashuruam menjëherë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Emma Stone dhe Ryan Gosling

“La La Land” ishte një prej filmave më të pëlqyer të vitit të kaluar dhe kjo falë performancës të jashtëzakonshme së Emma Stone dhe Ryan Gosling, në të cilën shohim një çift të cilin i bashkon dashuria, muzika dhe kërcimi.


Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper

“Silver Linings Playbook” na solli një duo shumë të veçantë, në të cilën Lawrence rrëmbeu dhe statujën Academy për Best Actress.


Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio

Të gjithë e njohim “Titanic” dhe dashurinë super frymëzuese, fatkeqësisht tragjike të Rose dhe Jack. Sigurisht, çifti i adhuruar i kinemasë është shfaqur edhe në filma të tjerë, por me performancën në “Titanic” kanë rrëmbyer zemrat e të gjithëve.


Julia Roberts dhe Richard Gere

Në “Pretty Woman” pamë një performancë mbresëlënëse nga Julia Roberts, e cila jo vetëm u katapultua shumë lart në karrierën e saj kinematografike, por përfitoi edhe një miqësi shumë të mirë me Richard Gere. Duo-ja fantastike sot, gëzon miqësinë e çiltër dhe një prej filmave më ikonikë.


Helena Bonham Carter dhe Johnny Depp

Të çuditshëm, të admiruar, super joshës dhe një prej çifteve më unikë të kinemasë, Helena dhe Johhny kanë në repertorin e tyre plot 7 filma së bashku. Sa herë që shohim një film ku protagonistë janë të dy aktorët, e dimë se kemi të bëjmë me një kryevepër.


Bruce Willis dhe Samuel L. Jackson

“Pulp Fiction”, “Mr. Glass” dhe shumë filma të tjerë na kanë prezantuar me dy aktorë të jashtëzakonshëm, të cilët në bashkëpunimet e tyre, kanë shpalosur të gjithë talentin e tyre.


Ben Affleck dhe Matt Damon

Miq të ngushtë dhe super të talentuar, Affleck dhe Damon i kanë sjellë kaq shumë kinemasë, mbi të gjitha, një miqësi shumë të bukur.