Trendet më të fundit të Netflix

Nëse po kërkoni një film apo serial të ri, i cili do t’ju argëtojë, por edhe do t’ju japë disa leksione, ky artikull është për ju.
Elegance ju sjell 5 “Trending Now” në Netflix.


Death to 2020

Një rezyme plot humor të zi dhe batuta origjinale nga Charlie Brooker dhe Annabel Jones dhe një retrospektivë shumë interesante me të gjitha ngjarjet që e kanë cilësuar vitin 2020 si një “vit të errët”. Duke nisur që nga pandemia globale Covid-19 dhe zgjedhjet presidenciale në ShBA; të para nga syri kritik i krijuesve të “Black Mirror”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Flowers

Sitkomi që ndërthur dramën dhe komedinë e zezë, i shkruar nga Will Sharpe, na rrëfen një histori të pazakontë të një familje aspak normale. Në 6 episode të shkurtër tregohet jeta familjare e personazhëve, të cilët përfshihen në vorbullën e intrigave dhe historive që turbullojnë qetësinë e tyre.


Alice in Boredland

“Alice in Boredland” është një serial japonez, i mbështetur nga manga me të njëjtin emër, e shkruar nga Haro Aso. Seriali na rrëfen për një djalosh i cili e gjen veten të braktisur në një zonë të Tokios, të quajtur “Boredland”, së bashku me miqtë e tij. Ndërkohë që kërkojnë për një rrugëdalje, ngecin në një qytet i cili i detyron të bëhen pjesë e një loje violente dhe të rrezikshme, të cilën duhet ta luajnë patjetër nëse duan të shpëtojnë.


I’m Thinking of Ending Things

Një triller psikologjik, nën regjinë e Charlie Kaufman, i bazuar në novelën “I’m Thinking of Ending Things” nga Ian Reid. Me pjesëmarjen e jashtëzakonshme të Jessie Buckley, Jesse Plemons, Toni Collette dhe David Thewlis, seriali nis me përfundimin e një marrëdhënieje relativisht të shkurtër dhe më pas, trajton më gjerësisht jetën e personazheve.


Pretend it’s a city

Në rrugët e New York, apo në një club, me një gotë në dorë, gjiganti Martin Scorsese dhe Fran Lebowitz, duke bashkëbiseduar bëjnë një homazh mbi jetën fantastike të Fran me ikonat legjendare të artit. Bonus? Martin Scorsese është super i lumtur, gjithë kohës!