8 filma kult të Natalie Portman

Natalie Portman është një prej aktoreve më të talentuara të kinemasë botërore, falë performancave fantastike në çdo film. Duke nisur nga “Leon: The Professional” e deri te “Star Ëars: The Phantom Menace”, ju risjellim disa prej filmave më ikonikë të aktores mahnitëse.


Leon: The Professional (1994)

Në fillim të vitit 1990, Portman u kthye në një yll ndërkombëtar në moshën 11-vjeçare. Së bashku me Jean Reno, në rolin e Leon, një hitman profesional, Natalie Portman shkëlqeu duke impresionuar jo vetëm regjisorët e kohës, por edhe çdo shikues. Portman luajti rolin e Matildës, një adoleshente, babai i së cilës u përfshi në një kartel droge dhe për hakmarrje, ai dhe gjithë familja (përpos Matildës), u ekzekutua. Në kërkim të hakmarrjes për vëllain e vogël, Matilda bashkon forcat me Leon, për të na dhuruar një prej performancave më të jashtëzakonshme në kinema.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Star Wars: The Phantom Menace (1999)

Saga e Star Wars është pa dyshim e njohur nga të gjithë, në sajë të kastit fantastik. Pjesë e këtij kasti ka qenë edhe Natalie Portman, e cila në një moshë tejet të re ka marrë rolin e Mbretëreshës Padmé Amidala.


Closer (2004)

Këtë radhë, Portman veshi fustanin e Alice, një kërcimtare e cila dashurohet me një shkrimtar të dështuar. Një performancë e jashtëzakonshme dhe një look ikonik, ku Natalie me xixa dhe paruken e saj rozë mahniti të gjithë botën e kinemasë. Ky film i dhuroi edhe nominimin e parë për Oscar.


Two sisters for a king (2008)

Anne Boleyn, roli i radhës i Portman, na sjell një personazh shumë kompleks dhe sigurisht, një performancë mahnitëse. Gjithashtu, klasi dhe eleganca që Natalie përcolli në këtë film, e bëjnë atë të pazëvendësheshme dhe pa dyshim “Two sisters for a king” një film që duhet riparë.


Black Swan

Kur Darren Aronofsky i ofroi Natalie Portman rolin fenomenal të Nina Sayers, besoi 100% në personalitetin e saj dhe të personazhit që do të luante. Karakteri kompleks dhe evolucioni i paharrueshëm i “Mjellmës së Zezë” janë vlera të shtuara në filmin kult.


Jane Got a Gun (2016)

Në western-in amerikano-britanik, Portman luan rolin kryesor, atë të Jane, një vajzë që lufton kundër banditëve. Ky rol tregon më së miri aftësinë fantastike të Portman, e cila shumë shpejt la mënjanë veshjen e balerinës për të përvetësuar look-un e një gruaje të pamposhtur.


Jackie (2016)

Në po të njëjtin vit, Portman vesh kostumin pink të Chanel, në rolin fenomenal të Jackie Kennedy. Mes lotësh, një portreti fantastik dhe rrugëtimit nga dhimbja në forcë, Jackie i Portman është një rol që nuk duhet humbur.


Vox Lux (2018)

10 vite pas “Blac Swan”, Portman e gjen veten në karakterin e një pop star në “Vox Lux”. Celeste është një adoleshente rebele, e cila ndjek ëndrrën e saj në një rrugëtim të vështirë drejt skenës.