Një tjetër ditëlindje për divën e kinematografisë, Olivia de Havilland, të cilën të gjithë e dashuruam me rolin e Melanie Wilkes në “Gone with the Wind” (1939).
Filmi njohu një sukses të jashtëzakonshëm, duke u kthyer në një kult për kinematografinë.
Edhe pse arritja më e madhe në karrierën e De Havilland është pikërisht roli në filmin ikonik, aktorja rrëmbeu 2 çmime Oscar për “To Each His Own” dhe “The Heiress”.
Energjia e Olivia-s është e pashtershme, referuar faktit se për jubilarin e saj të 100-të, dha ekskluzivisht një intervistë shumë interesante për “PEOPLE”.
Ylli kinematografik është nderuar gjithashtu nga Mbretëresha me titullin “Damë” dhe është gruaja më e vjetër që e gëzon këtë privilegj.
De Havilland vijon të jetojë në Paris dhe është e vetmja pjesëmarrëse e kastit e cila mund të fryjë qirinjtë.