Filmat më të vlerësuar në Festivalin e Filmit në Venecia

Si zhvillohet një festival në kohë pandemie? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet “Venice Mostra”, e cila çeli dyert për të 77-ën herë, duke mirëpritur filmat më të mirë.
Për 10 ditë radhazi do të njihemi me filmat e preferuar të kritikëve europianë. Duke lënë mënjanë prurjet Hollywood-iane, alla “Joker” apo “Marriage Story” (të cilat janë vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku), Festivali i Venecias ju prezanton me thesarët e fshehur të kinemasë, me regjisorë vizionarë dhe avangardë, si dhe me fushëpamje të reja dhe fantastike në botën e kinemasë.
Ndonëse u çel sot, më 2 shtator, sërish kemi një listë paraprake për filmat e preferuar, të cilët duhet t’i shikoni.


Nomadland
Me regji të Chloé Zhao dhe pjesëmarrjen e Frances McDormand (e cila tashmë ka rrëmbyer dy çmime Academy), filmi na rrëfen jetën e një gruaje e cila pas kolapsit ekonomik të qytetit të saj, jeton në një furgon dh ndërmerr një udhëtim nëpër botë. Përgatituni të shihni peizazhe mahnitëse dhe një këndvështrim të ri mbi botën moderne.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Mainstream
Kasti mahnitës përfshin emra si: Andrew Garfield, Maya Hawke, Jason Schwartzman dhe Alexa Demie dhe ky film do të jetë një kryevepër. Satira e botës së internetit, impakti i mediave sociale dhe gjithçka që përjetojnë sot të rinjtë, një një film.


Pieces of a Woman
Roli kryesor na sjell Vanessa Kirby dhe na rrëfen dhimbjen e një nënë pas një tragjedie. Tabloja e kastit plotësohet nga Shia LaBeouf, Sarah Snook dhe Ellen Burstyn, duke e bërë filmin një kandidat shumë premtues.


Lacci
Drama e familjes Daniele Luchetti, rikthen në ekran aktorë të mëdhenj si Alba Rohrwacher dhe Luigi Lo Cascio. Subjekti i filmit tregon për një çift të martuar, mashtrimet, shantazhet, kthesat dhe të gjitha peripecitë që kalon një familje e pazakontë.


The World to Come
Dashuria e dy grave fermere na zhvendos në shekullin e 19-ë, në Amerikë. Vanessa Kirby, Casey Affleck dhe Christopher Abbott sjellin mes historisë ndjesi të tilla si: izolimi, dhimbja dhe trishtimi, në mënyrën më perfekte të mundshme.


The sacrified lovers
Filmi më i ri nga Kiyoushi Kurosawa i përket zhanrit historik dhe sjell një subjekt shumë interesant si Lufta e Dytë Botërore. Ngjarje tejet të dhimbshme sakrifikojnë dashurinë, jetën, lirinë dhe të ardhmen.


The Duke
Historia e jashtëzakonshme e Kempton Bunton, britanikut i cili vodhi pikturën e Goya në Galerinë Kombëtare të Londrës, vjen në një film komik, me humor dhe ngjarje fantastike.


Nowhere Special
Ndërkohë që është dedikuar krejtësisht në edukimin e të birit, një baba diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme dhe i mbeten vetëm pak muaj jetë. Dhimbja dhe mëshira e një babai përshkrojnë filmin në mënyën më të ndjerë.


Miss Marx
Eleonora, vajza më e re e Karl Marx, një aktiviste shumë e zjarrtë na rrëfen politikën, feminizmin, dëshirën për të thyer tabu të ndryshme me të cilat janë përballur gratë përgjatë historisë. Eleonora, një grua e paepur, derisa dashuria e jetës e tradhëton.


Lovers
Regjisori Nicole Garcia kombinon talented e Stacy Martin, Pierre Niney dhe Benoît Magimel në një thriller erotik. Pushimet e një çifti marrin një kthesë të papritur dhe të rrezikshme, duke sjellë prezencën e zjarrin e pashuar të një pasioni të vjetër.