Origjina
E lindur në Wandsworth të Londrës, Emily Blunt është vajza e dytë nga katër fëmijët e aktores baritanike Joanna Blunt dhe avokatiti Oliver Simon Peter Blunt. Vëllezërit dhe motrat e saj janë Felicity, Sebastian dhe Susannah. Gjyshi i saj ishte Gjenerali i famshëm britanik Peter Blunt. Që prej moshës14-të vjeçare Blunt ka luftuar me një problem shumë të madh të sajin me të folurin, ajo belbëzonte fjalët, gjë që e pengone shumë të fliste dhe interagonte me fëmijët e tjerë, Pikërisht për këtë arsye familja e saj angazhoi një mësuese të fjalës artistike që të ndihmonte vajzën e vogël, madje më vonë ajo frekuentoi shkollën amerikane të belbëzimit dhe duket se këto ishin fillesat e pasionit të trashëguar edhe nga mamaja e saj për aktrimin. Ajo studio në gjimnazin Ibstock Place School në Roehampton, në jug-perëndim të Londrës dhe vëtëm dy vite më vonë ajo do të zbulohej si talent duke fituar një bursë në HurtwoodHouse në Dorking, Surrey, një shkollë private dedikuar arteve performative. Pikërisht gjatë një shfaqeje të organizuar nga shkolla një agjent do ta zbulonte aktoren që numëron plot 33 role në karrierën e saj.
Karriera
Blunt ishte vetëm 18 vjeç, kur do të luante mbesën e Judi Dench, në produksionin e West End, “The Royal Family”. Ai skenar dukej se ishte bërë fiks për të, është pikërisht Blunt që e pranon këtë gjë. Ajo gjithmonë e ka pranuar faktin se ishte thuajse amatore dhe ishte pikërisht belbëzitja që kishte ajo që do ta ndihmonte adoleshente Blunt. Sigurisht me suportin e një prej aktoreve më të mira Britanike, Dench e cila në atë kohë sapo kishte dalë nga suksesi i saj me “Shakespeare in Love” në të cilin ishte kurorëzuar me një çmimi Oscar. Për perfomancën e saj në këtë film Blunt u nominua “Aktorja më e mirë debutuese nga Evening Standard”. Në vitin 2004 Blunt mori një konsideratë të lartë nga kritika për interpertimin në rolin e Tasmin në dramën “My summer of Love”, një histori dashurie që impikonte dy vajza nga shtresa të ndryshme shoqërore në Angli. Sigurisht, ajo e arriti famën e saj botërore me interpretimin në komedinë “The Devil Wears Prada”, krah së famshmes Meryl Streep dhe aktores së re e të talentuar Anne Hathaway. Në film, Blunt luan rolin e Emily, asistentja e kryerdaktores së revistës Runway, Miranda Priestly interpretuar nga Streep.
Në vitin 2009 Blunt do të portretizonte mbretëreshën Viktoria në dramën “The Younmg Victoria”, me regji të Jean-Marc Vallée.
Aktualisht ajo është në shesh xhirimin e filmit të figurës ikonike, Mery Poppins, që në filmin origjinal ishte interpretuar nga Julie Andrews. Mary Poppins Returns, do të jetë vazhdimi i filmit të vitit 1964. Kjo do të jetë hera e dytë që Blunt do të bashkëpunojë me stafin e “Into the Woods” dhe regjisorin Rob Marshall. Gjithashtu po gjatë këtij viti u deklarua që ajo do të jetë pjesë e kastit të “Jungle Cruise” me regji të Jaume Collet-Serra.
Jeta Personale
Blunt ka patur një histori tre vjeçare me këngëtarin Kanadez Michael Bublé. Ata u takuan në vitin 2005, në prapaskenat e televizionit Australian, gjatë shpërndarjes së çmimeve Logie Awards në Melbourne. Ata bashkëjetuan më pas në Vancouver, British Columbia në Kanada, deri në vitin 2008.
Në nëntor të 2008, Blunt filloi të dilte me aktorin amerikan John Krasinski. Ata u fejuan në vitin 2009 dhe u martuan në vitin 2010 në një dasmë shumë intime, në Como të Italisë. Kanë së bashku dy vajza: Hazel katër vjeç dhe Violet 2 vjeç.
Në gusht të vitit 2015, Blunt u natyralizua si qytetare e Shteteve të Bashkuara. Po gjatë këtij viti ajo u rendit në 100 femrat më seksi të vitit.