Provokuesi Lars Von Tier!

I lindur më 30 prill të 1956-ës, Lars von Tier është një regjisor danez, me profil shumë kontravers dhe karrierë të suksesshmë në 4 dekadat e fundit. Gjithmonë provokativ, i pakursyer në dhënien e imazheve tejet të dhunshme dhe tejet cnjerëzore, Tier është kthyer në një prej regjisorëve më guximtarë, i cili rrëmben vëmendjen në çdo film të tij. Kreativiteti i Lars shpaloset në tema sociale, politike dhe mbi të gjitha ekzistenciale, ku shëndeti mendor, sakrifica dhe mëshira rreken të përmbushin filmin.

Jeta
Lars Tier ka lindur në Kongens Lyngbu në vei të Kopenagen, Danimarkë. Studioi teorinë e filmit në universitetin e Kopenhagenit dhe regji filmi në shkollën e filmit. Në moshëm 25- vjecare, falë një talenti të dukshëm, fitoi 2 cmime në Mynih, në Festivalin e Filmit për detajet dhe subjektet e trajtuara. Në po të njëjtin vit, shtoi emrin e mesëm “Von” në nder të regjisorëve të cilët përbënin esencën e krijimtarisë së tij: Erich Von Stroheim dhe Josef Von Sternberg. I rritur nga prindër ateistë dhe me koncepte shumë liberale, Lars jetoi një fëmijëri pa rregulla, të cilat ndikuan shumë në shëndetin e tij mendor. Regjisori danez vuan nga depresioni periodik, fobitë dhe ankthi. Vetë është shprehur se ka frikë nga gjithçka, përpos filmave.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Karriera
1984 do të ishte viti ku Lars do të debutonte me filmin “Elementi i Krimit”. Një sukses i padiskutueshëm që i solli 11 cmime në 7 festivale ndërkombëtare, ku rrëmbeu edhe “Çmimin e Madh” në Cannes. Filmi i ngadaltë, ngjarje jolineare dhe shumë inovacion, zbritje në nëndërgjegjien e personazheve dhe efekte vizuale të errëta dhe dramatike u kombinuan për të sjellë një alegori të errët për ngjarjet historike në Europën e traumatizuar, duke e kthyer Lars në vëmendje të kritikës dhe të publikut. Filmi i parë definoi se nuk kishim të bënim aspak me një regjisor normal e klishe!
Filmi pasues u shfaq 3 vite më vonë dhe titullohet “Epidemik”. Subjekti i filmit trajtohet në dy linja dhe Lars von Tier është një prej aktovëve kryesorë, së bashku me Niels Vorse. Të dy paraqesin planet e filmit: një anë të errët dhe një projekt që përparon fuqishëm. Edhe “Epidemik” u shfaq në Cannes dhe u pëlqye masivisht.
“Europa” përmbyll sagën dhe definon prirjen e Lars për të krijuar triologji. Filmi pati një vëmendje të madhe dhe u vlerësua me cmime të ndyshme në festivalet e filmave, duke rrëmbyer edhe “Çmimin e Jurisë” në Cannes. Të tri filmat tregonin në sajë të imazheve tejet të dhimbshëm dhe të errët një gjendje të anashkaluar nga sytë e europianëve, duke rikthyer në vëmendje kaosin politik dhe njerëzor. “Triologjia e Europës” katapultoi Lars Von Tier në kategorinë e regjisorëve më të mirë të dekadës.

“Triologjia e zemrës së artë” ishte një prej momenteve më të lavdishme të karrierës së Lars. Secili film përban heroina naïve, të cilat kanë zemër të artë, edhe pse pësojnë tragjedi të ndryshmme. Triologjia ndahet në 4 vite (1996-2000) dhe përbëhet nga “Duke thyer dallgët”, “Idiotët” dhe “Kërcimtarja e errësirës”. Të tri filmat u preferuan masivisht nga publiku dhe u vlerësuan me cmime të ndryshme në festivalin e Cannes, me nominime në Akademinë e Cmimeve dhe “Kërcimtarja e errësirës” u vlerësuar gjithashtu me çmimin e këngës më të mirë.

 

Triologjia e lënë përgysmë e “Tokës së mundësive” në fakt u përmbyll me dy filma: “Dogville” dhe “Mandërlej”. Supozohej të ishte edhe filmi i fundit “Wasington” i cili mbeti pezull. “Dogville” dhe “Manderlej” u xhiruan në prespektivë të njëjtë, duke i zhvendosur aktorët në situata të ndryshme sipas stilit të Lars. Ndërtesa, shumë mure dhe dysheme të inspiruara nga filmat e viteve 1970 e përbënin pjesën “dekoruese” të filmit. Aktorë si Nicole Kidman, Bryce DallasHoëard. Lauren Bacall etj vendosën në dilema problemet e shoqërisë amerikane, duke prekur tema si: skllavëria dhe intoleraca mes individëve të së njëjtës shoqërie.

“Triologjia e depresionit” lidhet ngushtë me jetën personale të regjisorit. Pasi vuajti nga depresioni për shumë kohë, Lars “vetëshërohet” në kinematografi dhe nëpërmjet “Antikrishti”, “Melankolia” dhe “Nimfomaniakja”. Triologjia është një sukses i padiskutueshëm dhe në të tre filmat aktorja kryesore është Charlotte Gainsbourg. Personazhet përballen me forma të ndryshme depresioni, duke u endur pafundësisht në lëmshin e moskuptimit dhe problemeve madhore.
“Antikrishti” hap sagën e triologjisë dhe flet për problematikat e një cifi që jetojnë në shtëpinë e vogël në pyje. Ata shpresojnë se do të rikthehen në Eden dhe problemet e tyre dhe zemrat e thyera do të gjejnë shpëtim. Filmi pati kritika shumë pozitive dhe juria nderoi Charlotte me çmimin e Aktores më të Mirë.
Në 2011 Von Tier i dhuroi publikut “Melankolia”, një dramë tejet psikologjike dhe provokative, e cila u shty edhe nga intervistat kontraverse dhe shumë indirekte të regjisorit. “Melankolia” hasi një problem shumë të madh, pasi Von Tier dha një intervistë me tonalitet racist dhe shaka tejet shpotitëse dhe kjo shërbeu si një promovi shumë i keq, i cili ra mbi filmin e tij.
“Nimfomaniakja” e ndarë në dy volume përmbyll kështu triologjinë. Subjekti bën fjalë për adiksionin ndaj seksit që një grua has gjatë gjithë jetës së saj. Filmi lidhet shumë bukur me kujtimet dhe sendet përreth. Historia nuk ka një vijë lineare. Gruaja kujton fragmentet e jetës kur shikon sende që i kujtojnë diçka. Gjendja që krijohet është ajo e zbrazëtisë dhe mospërmbushjes së jetës së gruas, ku Lars nuk kursen imazhe të dhunshme, të cilat nuk janë hasur më parë në kinematografi.

Rikthimi në Cannes ndodhi në vitin 2015 me filmin “Shtëpia që ndërtoi Xheku”. Filmi bën fjalë për një vrasës serial, i cili i konsideron krimet e tij si vepra arti. Filozofia e filmit është se jeta është e ligë dhe e pashpirt dhe kjo transmetohet te njeriu, i cili rrjedhimisht merr karakteristikat e jetës. Filmi përmban skena shumë të dhunshme, të cilat sipas Lars janë pjesë e jetës sonë dhe është e pamundur t’i anashkalojmë.

Në vitin 1992 Lars dhe Peter Jensen themeluan kompaninë filmike “Zentropa”, e cila lindi si dëshirë e pavarësisë financiare dhe prezantimi i projekteve pa rregullat klishe të shtëpive të tjera filmike. “Zentropa” vulosi shumë filma të Tier, gjithashtu edhe seri televizive, duke përfshirë filma për adultë, filma thriller, gjithashtu edhe seri televizive me në qendër vdekjen. Kompania filmike nuk kishte asnjë censurë, duke u bërë streha mbrojtëse e shumë regjisorëve të rinj dhe të guximshëm. Tri vite më vonë, më 1995, Lars Von Tier dhe Thomas Vinterberg prezantuan një manifest të ri të quajtur “Dogma 95”, i cili paraqiste një lëvizje të re kinematografike që përfshiu jo vetëm filmat danezë, por inspiroi filmat në mbarë botën.

Teknikat filmike
“Një film duhet të bëjë të ndihesh sikur ke një gur në këpucë” do të shprehej Lars në një prej intervistave të tij. Gjendje parehatie dhe shqetësuese të transmetojnë filmat e tij, por të krijuarit art lind prej kaosit, dramës dhe pikërisht të qëndruarit jashtë zonës së komfortit. Një regjisor inovativ që shumë shpesh operon vetë me kamerën dhe nuk i lejon aktorët të pushojnë nga akti në akt, sepse depresioni është lodhje fizike dhe mendore. Shumë imazhe të errëta, problematika të trajtuara bukur dhe me egërsinë e një problem madhor përbëjnë fimat e Lars. Sipas tij, edhe imazhet “e turpshme” etiketohen të tilla nga turpi që njeriu ndjen nga vetvetja.