Gucci do të sjellë një festival filmi dedikuar modës

Mesa duket, festivalet e filmave i mungojnë edhe Gucci, pasi labeli italian njoftoi se shumë shpejt, saktësisht në 16-22 nëntor do të sjellë GucciFest, një festival filmi dhe mode, i cili do të transmetohet në YouTube dhe në websiten e dedikuar www.GucciFest.com.

Në këtë premierë do të debutojë edhe bashkëpunimi mes regjisorit Gus Van Sant dhe Alessandro Michele, creative director i brand-it prestigjoz. Ky bashkëpunim është pagëzuar si “Ouverture of Something That Never Ended” dhe përbëhet nga disa mini-seri.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Premiera është xhiruar në Romë, me pjesëmarrjen e Silvia Calderoni, Harry Styles, Billie Eilish, Jeremy O. Harris dhe Florence Welch. Festivali do të ndahet në 7 pjesë dhe secila seri do të përditësohet në GucciFest.

GucciFest do të sjellë për publikun edhe 15 filma dedikuar modës nga dizajnerë si: Ahluwalia, Shanel Campbell, Stefan Cooke, Cormio, Charles De Vilmorin, JordanLuca, Mowalola, Yueqi Qi, Rave Review, Gui Rosa, Rui, Bianca Saunders, Collina Strada, Boramy Viguier dhe Gareth Wrighton. Të gjithë pjesëmarrësit janë përzgjedhur nga vetë Michele.