“Squid Game” mbaroi, çfarë të shoh tani?

Nëse edhe ti, ashtu si pjesa tjetër e botës, e adhuron serialin Korean “Squid Game”, ky artikull është ai që të duhet. Praktikisht, seriali u shfaq nga askundi, për t’u transmetuar në ekranet e të gjithëve dhe për t’u kthyer në serialin më të ndjekur në platformën Netflix.
Por, tani që e ke mbaruar, mund të shohësh të tjera seriale të ngjashme, të të njëjtin zhanër.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


The Wilds

Ky serial na rrëfen për një grup vajzash, të cilat dërgohen në një retreat dhe përfundojnë duke luftuar në situata të ndryshme, mes jetës dhe vdekjes.

 


Alice in Borderland

Ky serial është si “Squid Game”, por në vend të realitetit të Koresë së Jugut, vendoset në Tokion distopike.

 


Black Mirror

Efektet negative të teknologjisë dhe ndikimi i saj në të ardhmen tonë? Të gjitha tregohen në “Black Mirror”.

 


The Purge

Nëse filmi të ka pëlqyer, edhe seriali nuk ka si të bëjë përjashtim.

 


Lost

Një serial ikonik, i cili shpalos intrigat e individëve të ndryshëm, të cilët pas mbijetesës nga përplasja e avionit, gjenden në një ishull të braktisur.

 


3%

Në një të ardhme distopike, elita e popullsisë zhvendoset në një ishull, larg prej të varfërve. Ajo që vijon, është sakrifica e të varfërve për të bërë pjesë në këtë 3% që gëzon të gjitha privilegjet.