Margot Robbie e di çfarë do!

Një prej yjeve më të suksesshëm të Hollywood, Margot Robbie, ka arritur një sukses të paimagjinueshëm në një moshë fare të re. E pandalshme, bëri të mundur thyerjen e çdo rekordi kur ishte vetëm 23 vjeç. E njohur për bukurinë unike dhe talentin e saj, Margot Robbie shumë shpejt arriti të fitojë zemrën e publikut, por edhe të regjisorëve më të vlerësuar të epokës.

Jeta

Margot Elise Robbie lindi më 1990 në Australi. Në një familje të madhe me prindër skocezë dhe 4 fëmijë, Robbie u arsimua në kolegjin e Queensland, ku u rrit në një femrë të trashëguar prej gjyshërve. Në adoleshencë u zhvendos në Melbourne, Australi, për të ndjekur ëndrrën dhe karrierën si aktore. Që prej moshës 17 vjeçare e deri më sot, Margot Robbie ka njohur vetëm suksese, falë talentit të saj të padiskutueshëm.

Fillimet
Pavarësisht talentit të saj, nuk ka qënë aspak e thjeshtë për aktoren e mirënjohur. Robbie ka punuar fort për paratë e saj, duke bërë realisht çdo punë, që prej kuzhinave të restoranteve deri te sekretare. Në moshën 17 vjeçare, me guximin dhe vetëbesimin e duhur, kontakton për një rol në “Neighbours”, fiton rolin dhe spikatet për talentin e rrallë. Edhe pse ishte një sukses i padiskutueshëm, Robbie kishte synim ëndrrën e madhe amerikane. Gjatë kohës së lirë u dedikua në mësimin e theksit amerikan, duke studiuar dialogë të ndryshëm nga filmat e Hollywood. Duke cituar aktoren: “Planifikoja për shumë kohë të kurseja paratë dhe çdo lëvizje e kam planifikuar me shumë kujdes, ka qënë gjithçka shumë strategjike dhe pjesë e një suksesi tejet të gjatë.”.
Në moshën 20 vjeçare, Robbie arrin në Los Angelos me kursimet e mbledhura dhe fillon të punojë fort për t’u pozicionuar në botën e kinematografisë.

Në rrolet e Harley Quinn në filmin “Suicide Squad” –  Mbretëreshës Elizabeth I në filmin “Mary Queen of Scots” dhe të Naomi Lapaglia në filmin “The Wolf of Wall Street”

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Karriera
Sa e vështirë mund të jetë të luash në një film të tekanjozit Martin Scorcesse? Shtoni edhe aktorin kryesor Leonardo DiCaprio. Tani imagjinoni titullin “The Ëolf of Ëall Street”, me një buxhet marramendës! Robbie e përshkruan për Harper’s Bazaar UK eksperiencën e saj: “Mendova se kisha vetëm 30 sekonda në një dhomë, ku nëse nuk bëja diçka impresionuese, nuk do më konsideronin kurrë. Dua të them, të ndodh veç njëherë në jetë. Isha përballë Leo-s dhe po i bërtisja, ai po më bërtiste gjithashty dhe ishte një skenë tipike zënke midis burrit dhe gruas. U afrova shumë pranë fytyrës së tij dhe në një moment mendova se ndoshta duhet ta puthja. Sa mundësi të tjera mund të kisha të puthja Leo DiCaprio? Por një pjesë tjetër e trurit më thoshte se duhet ta godisja dhe e bëra! E godita në fytyrë dhe kjo nuk ishte e shkruar as në skript. Në dhomë mbizotëroi heshtja!”.
Kjo shuplakë në fytyrën e një prej meshkujve më të preferuar të botës së filmit, i siguroi Margot Robbie rolin në filmin më të ndjekur të vitit të kaluar, duke e katapultuar direkt në Hollywood-in e ëndrrave!
Gjithashtu, një tjetër lëvizje shumë e zgjuar në karrierën e saj ishte nënshkrimi për rolin e Tonya Harding, në filmin “I, Tonya”. Roli e shfaq Margot në një situatë kritike, plot urrejtje, mllef dhe rëndesë psikologjike dhe kjo e definon performancën e saj.
Një tjetër rol i suksesshëm ishte edhe ai i Harley Quinn në “Suicide Squad”. Performanca e një ish psikiatre dhe dashuria e vrullshme dhe e dhunshme me psikopatin Joker e kthyen aktoren australiane në senzacionin e momentit. Kudo adoleshentët e shikonin si modelin e bukurisë dhe çmendurisë. Harley Quinn transformoi aktoren në më të dashurën e publikut. Një sërë rolesh iu besuan aktores ku mund të përmendim:  “About Time”, “Z for Zachariah”, “Focus”, “The Big Short”, “Whiskey Tango Foxtrot”, “The Legend of Tarzan”, “Goodbye Christopher Robin”, “Peter Rabbit”, “Terminal”, “Mary Queen of Scots”, “Dreamland”, “Promising Young Woman” etj.


“Once Upon a Time in Hollywood”
Kur flasim për Quentin Tarantino dimë me siguri që: filmi do të jetë një kryevepër dhe që do të shohim shumë dhunë! Në filmin e tij të ri Tarantino mbledh mjaltin e kinematografisë me aktorë si: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe padyshim Margot Robbie. Në Los Angelosin e 1969-ës, mes dallgëve të famës, “Once Upon a Time in Hollywood” përbëhet nga histori të shkëputura, të cilat rreken të japin një tribut të jashtëzakonshëm për periudhat e ndritura të Hollywood-it.