Sugjerimet e Cannes: Filmat që duhet t’i shihni patjetër!

Pas një viti sfidues, nga virtualiteti, Festivali i Cannes do të vijë si zakonisht, me një listë të gjatë filmash, të cilët pritet të rrëmbejnë zemrat e artdashësit të kinemasë. Elegance ju sjell 6 tituj filmash, të cilët duket se kanë marrë vlerësime pozitive nga kritika.


The French Dispatch

Wes Anderson vjen me historinië e një gazetari shumë ecentrik, të vendosur në shekullin XX, në Francën e etur për mendime gazetareske. Me një kast fantastik prej Timothée Chalamet, Frances McDormand dhe Tilda Sëinton, “The French Dispatch” do t’ju pëlqejë pa masë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Annette

Muzika surreale e Leos Carax dhe pjesëmarrja e aktorëve super të talentuar si: Marion Cotillard dhe Adam Driver e kanë kthyer “Annette” në një prej filmave më të shumëpritur.


Red Rocket

Sean Baker rikthehet me një komedi të zezë dhe na rrëfen historinë e një pornstari, i cili vendos të rikthehet në Teksas, vendlindjen e tij, Pas një fillimi të ri, aktori i filmave për të rritur bie sërish pre e veseve të vjetra.


Paris, 13th District

Katër miq, ndonjëherë edhe të dashur (Lucie Zhang, Makita Samba, Noémie Merlant, and Jehnny Beth) na servirin një ekzaminim shumë të sinqertë dhe të thellë të marrëdhënieve moderne. Në ngjyra bardhë e zi, në rrugët dhe tarracat e Parisit, të rinjtë na tregojnë disa pikëpamje tepër interesante.


Bergman Island

Një homazh dhe frymëzim nga Ingmar Bergman! Ky film është ndoshta qershia mbi tortë e këtij Festivali dhe sigurisht, nuk duhet të mbetet pa u parë.


Memoria

Në rolin e një gruaje skoceze e cila nis të dëgjojë disa zhurma të çuditshme dhe të kobshme ndërsa ndodhet për vizitë tek e motra në Kolumbi, Tilda Sëinton na prezanton me një anë tjetër të saj, të papërsëritshme!