Targaryen edhe në jetë!

Suksesi i “Game of Thrones” ishte i padiskuteshëm dhe padyshim, Daenerys Targaryen (Emilia Clarke) luajti një rol të madh në një serial i cili rrëmbeu sytë dhe zemrat e të gjithë botës. Vetë aktorja e konsideron këtë intepretim si një mundësi unike për një aktor që dashuron filmat kult dhe do të mbetet për shumë gjatë në memorien e publikut.

Jeta
Emilia Clarke ka lindur më 26 tetor 1986, është një aktore angleze. Ajo më së miri njihet për rolin e saj si Daenerys Targaryen në serine e HBO, “Game of Thrones”, për të cilin ajo ka fituar dy kandidime nga “Emmy Award”, për çmimin “Aktorja më e mirë mbështetëse në një seri dramë” në vitin 2013 dhe 2015. Clarke, debutoi në Broadway në një prodhim të “Breakfast at Tiffany’s” si Holly Golightly në mars të viti 2013. Në vitin 2015, ajo ka që luajtur rolin e Sarah Connor në filmin “Terminator Genesis”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Imazhi
Në 2015, kur të gjitha vajzat e ekranit botëror po e prisnin me padurim momentin kur revista prestigjoze e meshkujve “Esquire”, do të shpallte femrën më seksi të vitit. Kjo sepse “Esquire” njihet për përzgjedhjen që bën, gjithçka e parë nga këndvështrimi i meshkujve. Ishte pikërisht kjo revistë që do ta përshkruante kështu: “Ajo ka udhëhequr ushtri, ka pushtuar qytete e madje ka luftuar me dragonj. Të gjitha këto, Emilia Clarke i ka realizuar në “Game of Thrones” që i dhuroi asaj edhe famën e madhe.”
Bukuroshja britanike u shpall nga revista si femra më seksi e botës për vitin 2015. 30-vjeçarja ka pozuar gjysmë e zhveshur për kopertinen e nëntorit të “Esquire”. Por, kjo nuk është diçka “e sikletshme” për aktoren, pasi gjatë 5 sezoneve të serialit, asaj i është dashur të luajë edhe skena erotike. Linjat e Emilia nuk janë aspak të dobëta, dhe më tepër i afrohen stilit të Marylin Monroe. Ndoshta, kjo është arsyeja që prestigjozja, e ka cilësuar aktoren si femrën më seksi të botës. Penelope Cruz dhe Scarlett Johannson duket se i lanë stafetën pikërisht Clarke.
Veç seteve fotografike Clark është shumë e famshme edhe për stilin unik në të veshur! Gazetat shkrajnë se stili i saj mund të realizohet fare thjeshtë, sepse në përditshmëri ajo është shumë e “casual” duke u kthyer në një ikonë mode edhe në rrugë.
Ndërkaq, aktorja që prej vitit 2013 ka spikatur për veshjet e saj unike të stiluara nga Dior, Ralph Lauren, Chanel dhe Dolce Gabana.
Ajo është shfaqur sharmante në ceremoni të ndryshme duke u bërë një ndër modelet më të kërkuara për shtëpitë më të famshme të modës. Është pikërisht kjo arsyeja dhe portreti jo i zakonshëm që i kanë shtyrë “Dolce&Gabana”, që ta përzgjidhnin në viti 2017 si muzën e tyre. Pikërisht, pas Scarlet Johansson ata përzgjodhën Clarke si imazhin e parfumit të tyre “The One”. Që prej shtatorit të viti që lamë pas Emilia Clarke është në çdo billboard dhe fletushkë promovuese për markën prestigjoze italiane.

Jeta private
Sigurisht, jeta private e aktores nuk ka mbetur në hije, por ndodhia më e çuditshme që lidhet edhe me serialin, është momenti kur një fans anonim i “Game of Thrones” ka paguar 160.000 dollarë në ankandin e Sean Pennit për të parë vetëm një episod të serialit të popullor në shoqërinë e aktores Emilia Clarke.
Interesante është së sex simboli hollivudian, Brad Pitt, njëherësh një fans i madh i serialit, ka qenë ai që e ka nisur ankandin me 80.000 dollarë. Në konkurrim me fansin e pasur, atij iu desh ta ngrinte ofertën në 90.000 dollarë, pastaj në 120.000 dollarë. Megjithatë, konkursi mori fund kur fansi anonim ofroi 160.000 dollarë dhe i siguroi vetes një takim me Clarke për të parë një episod nën shoqërinë e aktores së njohur. Të gjitha paratë e grumbulluara nga ky ankand që u organizua në “Milk Studios” kanë shkuar për qëllime humanitare përmes organizatës “Haitian Relief”.

Interpretim i Spikatur
Gjatë vitit që lamë pas, aktorja ishte protagoniste e filmit “Voice from the Stone”, në të cilin ajo luante rolin e dados së një djalosh të vogël i cili pas vdekjes së nënës së tij nuk fliste më. Ky film u konisderua si shumë i arritur nga ana e akotres dhe një dramë psikologjike ndër me të mirat e 2017.

“Game of Thrones”
Kur “Game of Thrones” theu ccdo rekord shikueshmërie, aktorja është shprehur se:“Nuk e di se si do ta presë publiku: Besoj se seriali do të jetë i ndarë, do të ketë nga ata që do të ulërasin; “Kjo është pikërisht finalja që prisja!” dhe kush do të thotë “Çfarë, me të vërtetë përfundon çdo gjë kështu”. Ndër këto të fundit me siguri, do të jetë edhe nëna ime”.
Deklaratat e Clarke ndjek linjën e kolegëve të tjerë të cilët më parë ishin shprehur për finalen e shumëpritur se do të kenë nga ata që do ta vlerësojnë, por dhe ata që do të mbeten të zhgënjyer.

Thënie
Mendoj se nëse shpenzojmë shumë kohë duke ëndërruar se çfarë do të ndodhë me ne pas 5 vitesh dhe se si do t’i shpenojmë ditët në vijim, kështu do të rrezikojmë të mos përjetojmë asgjë!