Një tjetër sukses i arritur nga çikat e Kosovës, të cilat vijojnë të na bëjnë krenarë anembanë botës.
Në edicionin e 78-të të Festivalit të Venedikut, u paraqit filmi i parë me metrazh të gjatë “Vera Andrron Detin”, i regjisores së mirënjohur Kaltrina Krasniqi.
Filmi u vlerësua maksimalisht nga kritika, duke u shpërblyer me dy çmime, respektivisht “Edipo Re” dhe “Autoret gra nën 40 vjeç”.
Elegance ndan me ju disa nga momentet e premierës.