Ndërkohë që industria e filmit është duke u përballur me sfida të mëdha, nisur nga pandemia globale, të gjithë e kanë pranuar se janë rikthyer te melankolia e filmave të vjetër dhe te kinemaja e cila ka bërë hapa revolucionarë në artin e filmit.
Sigurisht, edhe aktorët e jashtëzakonshëm kanë përjetuar të njëjtën “sindromë”, duke përjetuar ndjesitë fantastike që të jep një film i mirë. Në këtë artikull do të njiheni me preferencat e Leonardo DiCaprio, fituesit të çmimit Oscar, i cili gjatë karantinës ka bërë një listë me filmat e tij të preferuar.
“Jam rritur që në moshën 15-vjeçare, kur m’u dha mundësia të luaj në një film”, – thekson aktori. “Kam parë çdo film për 1 vit e gjysmë dhe që prej asaj kohe kam pyetur veten si mund të bëhem një artist i tillë. Këto filma kanë qenë motivimi im”.
Njihuni me 7 filmat që kanë shenjuar karrierën e Leonardo DiCaprio:
2001: A Space Odyssey – Stanley Kubrick (1968).
Taxi Driver – Martin Scorsese (1976).
Bicycle Thieves – Vittorio De Sica (1948).
East of Eden – Elia Kazan (1955).
When Harry Met Sally – Rob Reiner (1989).
Princess Mononoke – Hayao Miyazaki (1997).
8½ – Federico Fellini (1963).
DiCaprio nuk e ka fshehur kurrë admirimin e madh për punën kolosale të Stanley Kubrick dhe më specifikisht, atë në filmin “2001: A Space Odyssey”, i cili është dhe filmi i preferuar i aktorit.