Sukseset e vazhdueshme të filmit të shkurtër, “Vula”, duket se nuk kanë të ndalur. Pas vlerësimit në në “Lacorne Internacional Film Festival”, ku rrëmbeu çmimin si “Drama më e Mirë”, u vlerësua me çmimin e 13-të në ShBA për “Filmin e Shkurtër”.
Drama flet për Viktorian, një vajzë dhe punonjëse e papërgjegjshme, e cila punon në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. Ajo ka një stil jetese disi të vështirë dhe endet mes alkoolit dhe kërkimit të një partneri. Sigurisht, kjo ndikon edhe në punën e saj, në dosjet e pafirmosura dhe në pikën kulmore të filmit: në një vizë njëvjeçare të dhënë pa asnjë meritë. Vizën e përfiton një djalë kosovar, vetëm sespe kishte marrëdhënie intime me Viktorian.
![]()
Ngjarja përshkohet nga të papritura dhe një vorbull ndjesish.
Deri tani, projekti “Vulë” ka fituar 10 çmime në festivale të ndryshme, dhe sipas gjasave, do të fitojë edhe më shumë.















